Rihapet muzeu Louvre disa ditë pas grabitjes, autorët ende në arrati

Rihapet muzeu Louvre disa ditë pas grabitjes, autorët ende në arrati

Kultura October 22, 2025 - 12:55

Muzeu Louvre në Paris u rihap këtë të mërkurë, tri ditë pas grabitjes së bizhuterive me vlerë marramendëse.

Ndërkohë drejtori i Muzeut do të përballet me pyetjet nga një komision kulturor në Senatin francez, mes dyshimeve për sigurinë në një nga atraksionet turistike më të njohura në botë.

Drejtori I Muzeut nuk ka bërë asnjë deklaratë publike që kur grabitësit morën xhevahiret mbretërore gjatë një grabitjeje gjatë ditës të dielën që zgjati vetëm shtatë minuta.

Muzeu hapet pasi prokuroja e Parisit njoftoi se vlera e objekteve të grabitura shkon në 88 milionë euro.

Laure Beçuau  (Lor Bek-ju) deklaroi për radion RTL se shifra ishte “e jashtëzakonshme”, por theksoi se humbja më e madhe lidhej me trashëgiminë historike të Francës.

4 grabitësve, të pajisur me mjete elektrike prerëse, iu deshën pak minuta, menjëherë pasi muzeu më i vizituar në botë hapi dyert të dielën në mëngjes. Më shumë se dy ditë pas grabitjes, autoritetet ende nuk kanë arritur të kapin grabitësit, ndërsa ekspertët druhen se bizhuteritë tashmë mund të jenë zhdukur përgjithmonë.

Beçuau tha se shpreson se publikimi i vlerës së bizhuterive mund t’i bëjë grabitësit të mendojnë dy herë përpara se t’i shkatërrojnë. Ajo shtoi se autorët “nuk do të përfitonin shumën e plotë” nëse do të kishin “idenë e keqe për t’i shkrirë këto bizhuteri”.

Ndërkohë, masat e sigurisë janë shtuar në të gjitha institucionet kulturore të vendit, pasi një raport paraprak zbuloi se një në tre salla të Luvrit nuk kishte kamera sigurie dhe sistemi i alarmit nuk u aktivizua. /abcnews