Sot fillon festivali “ReMusica” në Prishtinë
Kultura
October 27, 2025 - 08:04
Edicioni i 24-t i festivalit “ReMusica” do të fillojë sot në Prishtinë në kishën “Shën Ndou”.
Hapja zyrtare e këtij festivali do të bëhet me violonistin Tedi Papavrami, pianisten Maki Okada dhe ReVocal Ensemble me dirigjent Rafet Rudi.
Po ashtu do të ketë edhe tryezë diskutimi për temën “Tradita e Moderniteti në Muzikë”, shkruan Zeri.info.
Do të ketë performim Harmonius Vocal Ensemble, nën drejtimin e Adelina Ndreca Kolaj, me një koncert të shkurtër, me repertor të larmishëm nga autorët tanë Mendi Mengjiqi, Rafet Rudi dhe vepra të autorëve ndërkombëtarë. /Zëri