Sonte në Kino ABC, premiera e dokumentarit “Në luftë me fatin”
Kultura
October 28, 2025 - 13:35
Në kuadër të ngjarjeve kulturore, më 28 tetor 2025, në orën 19:00, në Kino ABC zhvillohet premiera e filmit dokumentar “Në luftë me fatin”.
Dokumentari rrëfen historinë e një familjeje që sapo kishte nisur jetën me ëndrra për të ardhmen, por u përball me një luftë të dyfishtë për mbijetesë. Përmes rrëfimit të prindërve heronj, filmi tregon sesi ata sfidojnë fatin me dashuri, forcë dhe këmbëngulje, duke prekur në fund lumturinë.
Ky është një rrëfim emocional dhe frymëzues, që pasqyron guximin dhe përkushtimin e individëve për të përballuar sfidat e jetës. Premiera sonte është një mundësi për publikun që të përjetojë një histori të vërtetë dhe të prekshme për familjen, dashurinë dhe shpresën. /kultplus