“Ditët e Kulturës së Ulqinit” në Prishtinë me ekspozitë dhe koncert
Kultura
November 05, 2025 - 11:15
Sot dhe nesër në Prishtinë do të zhvillohen “Ditët e Kulturës së Ulqinit”, të organizuara nga Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi.
Aktivitetet kulturore fillojnë sonte me ekspozitën e piktorëve akademikë nga Ulqini: Naser Hasa, Bilal Nikezi dhe Edin Kapllani, ngjarje kjo që fillon nga ora 18:00, në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë.
Ndërsa, më 6 nëntor, nga ora 19:00 mbahet “Koncert folklorik muzikor i traditës Ulqinake”, në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Pallati i Rinisë.