Romani “Jam Mysliman” i Ben Blushit mbërrin edhe në New York
Kultura
November 27, 2025 - 19:19
Romani ‘Jam Mysliman’ i shkrimtarit dhe publicistit të njohur, Ben Blushi, ka mbërritur tashmë edhe në New York, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Blushi njoftoi se vepra e tij do të jetë në Festivalin e Librit që Federara Vatra organizon atje nga nesër deri më 30 nëntor në Qendrën Mother Teresa.
“Në këtë Festival libri do jenë shumë botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi.
Të gjithë ata shqiptarë me banim në New York që më kanë shkruar këto ditë mund ta gjejnë atje romanin tim Jam Mysliman.” – ka shkruar Blushi në Facebook.