Sezoni i ri i serialit “Stranger Things” po thyen rekorde, arriti 59.6 milionë shikime në pesë ditë

Sezoni i ri i serialit “Stranger Things” po thyen rekorde, arriti 59.6 milionë shikime në pesë ditë

Kultura December 04, 2025 - 10:24

Sezoni i pestë i "Stranger Things" ka hapur kapitullin e tij të fundit me shifra rekord.

Në pesë ditët e para në Netflix sezoni arriti 59.6 milionë shikime, java më e madhe e premierës së çdo seriali në gjuhën angleze të Netflix-it.

Kjo e bëri atë gjithashtu debutimin e tretë më të mirë të të gjitha kohërave, menjëherë pas sezonit të dytë dhe të tretë të fenomenit global "Squid Game".

Ky rezultat përfaqëson një rritje të ndjeshme nga sezoni i mëparshëm, i katërt.

Ai kishte grumbulluar 287 milionë orë shikimi në vitin 2022, që ishte afërsisht 22 milionë shikime sipas metodës së matjes së Netflix-it në atë kohë.

Sipas metrikave të reja, kjo do të thotë që debutimi i sezonit të pestë pati një rritje mbresëlënëse prej 171 për qind. Vlen të përmendet se sezoni i pestë kishte pesë ditë për të mbledhur të dhëna, ndërsa sezoni i katërt u mat gjatë tri ditëve, por ndryshimi është ende i madh. /telegrafi