“Turp për ta”, Izraeli reagon pasi disa shtete u tërhoqën nga Eurovisioni shkaku i luftës në Gazë
Spanja, Holanda, Sllovenia dhe Irlanda mbrëmë kanë konfirmuar tërheqjen nga Eurovisioni i vitit të ardhshëm, menjëherë pas Asamblesë së Përgjithshme të EBU-së, që u mbajt në Gjenevë, ku u morë vendim që Izraelit t’i lejohet pjesëmarrja.
Shtet u tërhoqën pasi kërkuan nga EBU-ja të praktikohen standarde të njëjta, kur një shtet është në luftë duhet të tërhiqet nga Eurovisioni, ashtu siç ndodhi me Rusinë pas luftës në Ukrainë.
Në anën tjetër, lajmi për pjesëmarrjen e vazhdueshme të Izraelit në Eurovision 2026 u prit me një atmosferë festive nga pala izraelite, televizioni publik KAN dhe disa zyrtarë qeveritarë që e panë zhvillimin pozitivisht, ndërsa njëkohësisht kritikuan përpjekjet e disa vendeve për të bojkotuar pjesëmarrjen e Izraelit, transmeton Zeri.info.
Zyrtarët e KAN-it dhe të qeverisë izraelite mirëpritën zhvillimet e fundit.
“KAN, Korporata Publike e Transmetimit Izraelit, është e kënaqur me rezultatet e votimit të sotëm në Asamblenë e EBU-së dhe falënderon vendet pjesëmarrëse. KAN-i do të vazhdojë të jetë një pjesë integrale e Konkursit të Këngës në Eurovision”, thuhet në reagim.
Në një mënyrë të ngjashme, presidenti izraelit Isaac Herzog dhe ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Kulturës, përkatësisht Gideon Sa'ar dhe Miki Zohar, vlerësuan vendimin, ndërsa kritikuan ashpër vendet që u përpoqën të bojkotonin konkursin dhe pjesëmarrjen e Izraelit.
“Një gjest solidariteti, vëllazërie dhe bashkëpunimi, që simbolizon një fitore kundër atyre që kërkojnë ta heshtin Izraelin dhe të përhapin urrejtje”, u shpreh presidenti Herzog, transmeton Zeri.info.
Turp për shtetet që u tërhoqën dhe kundërshtuan pjesëmarrjen e Izraelit, i quajti ministri i Kulturës së Izraelit, Gideon Sa'ar.
“E mirëpres vendimin e Unionit Evropian të Transmetimeve. Më vjen turp për ato vende që zgjodhën të bojkotojnë një konkurs muzikor si Eurovision për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit. Turpi është mbi ta”, tha Sa’ar.
“Muzika lidh njerëz dhe vende dhe e falënderoj bashkëpunimin për mbështetjen e gjerë që na dhanë. Populli i Izraelit do të vazhdojë të krijojë, të lidhet dhe të ndriçojë botën”, u shpreh ministri Miki Zohar.
Eurovisioni vitin e ardhshëm shënon 70-vjetorin, një event ku pritej të mblidhte rekord shtetesh pjesëmarrje, nuk pritet të ketë më shumë se 35 shtete, numri më i ulët ndonjëherë i pjesëmarrjes. /Zëri