Opera e Kosovës do ta përmbyllë nesër vitin me koncertin e veprave të Mozartit
Opera e Kosovës do ta përmbyllë vitin 2025 me koncertin që do të sjellë para publikut fragmente në format koncertal nga kryevepra e Wolfgang Amadeus Mozartit, “Die Zauberflöte” (Flauti Magjik).
Koncerti do të mbahet nesër, e marte, në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Nën drejtimin e dirigjentit dhe pianistit Peter Valentoviq, zërat e rinj të Operës së Kosovës do të interpretojnë role të njohura të kësaj opere klasike.
Në rolin e Taminos do të paraqiten Rizah Jahaj dhe Etrit Nura, ndërsa Papageno do të interpretohet nga Harris Bajraktari, Elti Sada dhe Shpëtim Mehmeti.
Rolin e Mbretëreshës së Natës do ta sjellin Aurela Murtezaj, Bademe Krasniqi dhe Egzona Hoxha, ndërsa Pamina do të interpretohet nga Elona Sadiku, Martina Lekaj dhe Elona Alshiqi. Në role të tjera do të paraqiten edhe Lorik Krasniqi (Monostatos), Urta Haziraj (Papagena), si dhe interpretues të shumtë në rolet e zonjave dhe fëmijëve.
Ky koncert përmbyllës vlerësohet si një mundësi për të promovuar talentet e reja vendore dhe për t’i ofruar publikut një mbrëmje artistike me vepra të repertorit botëror operistik.