Kurti: Miliona euro për restaurimin e xhamive, trashëgimia fetare prioritet i qeverisë
Foto: Laura Hasani

Kurti: Miliona euro për restaurimin e xhamive, trashëgimia fetare prioritet i qeverisë

Kultura December 16, 2025 - 15:09

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë periudhës 2021–2025 Qeveria ka investuar 4.73 milionë euro në ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë.

Sipas Kurtit, aktualisht po zhvillohen punime restaurimi në disa objekte me rëndësi të veçantë fetare dhe kulturore. Në Xhaminë Mulla Vesel Guta në Ferizaj janë ndarë 1.5 milionë euro, ndërsa në Xhaminë Sudi Efendi në Prishtinë investimi kap vlerën e 600 mijë eurove. Po ashtu, restaurime po kryhen edhe në Xhaminë e Çokut në Junik, me 500 mijë euro, si dhe në Xhaminë e Burojës në Skenderaj, për të cilën janë ndarë 400 mijë euro.

Kurti ka paralajmëruar se së shpejti do të nisin punimet edhe në Xhaminë e Orllanit në Podujevë dhe në Xhaminë e Bajraklisë në Prizren.

“Trashëgimia kulturore fetare, pa dallim dhe në gjithë vendin, mbetet prioritet i Qeverisë sonë”, ka shkruar Kurti