ASHAK-u zgjedh Kryesinë, për herë të parë një grua në krye të këtij institucioni
Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot, më 19 dhjetor 2025, mbajti zgjedhjet e rregullta për zgjedhjen e Kryesisë së Akademisë.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se kryetare është zgjedhur Justina Shiroka-Pula, nënkryetar Fejzullah Krasniqi dhe sekretar shkencor Bardh Rugova.
Kjo është hera e parë që në krye të ASHAK-ut është zgjedhur një grua.
Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve:
Anëtar korrespondent Nysret Krasniqi, sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë;
Akademik Frashër Demaj, sekretar i Seksionit të Shkencave Shoqërore;
Anëtar korrespondent Enver Hamiti, sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës;
Anëtar korrespondent Ismet Jonuzi, sekretar i Seksionit të Arteve.