Gabimet drejtshkrimore në mediat online, nga nxitimi dëmtohet gjuha dhe besueshmëria

Gabimet drejtshkrimore në mediat online, nga nxitimi dëmtohet gjuha dhe besueshmëria

Kultura December 26, 2025 - 09:35
Shkruan: Albulena Canolli

Në epokën e informacionit të shpejtë gazetat online janë bërë burim kryesor i lajmeve për shumicën e lexuesve. Megjithatë, nxitimi për të publikuar sa më parë sjell gabime drejtshkrimore, të cilat jo vetëm që dëmtojnë besueshmërinë e medias, por edhe krijojnë një model të gabuar gjuhe te publiku.

Ky shkrim analizon disa nga gabimet më të zakonshme që shfaqen në portale, të cilat prishin kuptimin e fjalisë dhe shpesh e kthejnë tekstin në diçka komike ose absurde.

Në vijim do të paraqiten shembuj se si një shkronjë e vetme e humbur ose e ngatërruar ndryshon tërësisht mesazhin në fjali:

Produkte të tjera të ishit të derrit. (mishit)

Një emër dyshohet se është sulmuar seksualisht. (një femër)

Shefja e gripit parlamentar të LVV-së mban konferencë për media. (grupit)

Në vend të ngjarjes janë shfaqur edhe ekipet e Forenzikës, të cilat kanë larguar grupin e pajetë të viktimës. (trupin)

Babi i viktimës e ka raportuar tastin në polici. (rastin)

Tupi i tij ka mbërritur në Kosovë mbrëmë pas mesnatës. (trupi)

Pyetjet për Hillin në këtë seancë i ka filluar tupi gjykues. (trupi)

Të shtëna armësh në sheshin e Prishtinës, policia nis jetimet. (hetimet)

Hykolli: Ky s’është trupi i punëtoreve të RTK-së, por i atyre që duhej të dëgjonin, por zgjodhën të heshtin. (turpi i punëtorëve)

Ajo përmes një postimi në rrejtin e saj social në Facebook (rrjetin)

Takimi i sotëm është po ashtu një mundësi e artë, pasi Bordi Menaxhues i Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor nga shkurti udhëhiqet nga Kosova dhe kjo ofron mundësinë të ngritët zori për të gjitha shqetësimet ekzistuese. (të ngrihet zëri)

Paralajmërimet për shtrenjtimin e rrymës, ZRRE-ja parqet hapat që do të ndërmarrë për adresimin e komenteve dhe shqetësimeve. (paraqet)

Aksident i rënë në Vranidoll. (rëndë)

“E kam thënë më parë, Policia e Kosovës eksiton për t’u shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe përbërja e saj duhet ta pasqyrojë diversitetin e Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter. (ekziston)

Në Shalën e Bajgorës janë turbinat e erës, të cilat prodhojnë energjinë e ripërtishme nga era. Energjia e pordhuar këtu shkarkohet në qytetin e Vushtrrisë dhe prodhimi i këtyre turbinave arrin të furnizojë me energji një hapësirë prej 17 km.

Në kudër të këtyre parametrave apo në kudër të këtyre standardëve duhet të gjendur zgjidhja e lehtësimit të qasjes në mjete siç është kërkuar dhe kemi treguar vullnet për këtë. (kuadër)

Buzhala tregon se a pati mosrespektim të aftave nga PZAP-i lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë. (afateve)

Dardanët do të përballen me Rumaninë në “Fadil Vorri”. (Vokrri)

Instituti Hidrometeorologjik i Kovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. (i Kosovës)

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se kur bëhet fjalë për dialogun Kosovë-Seri, vendi i tij ka “dëshmuar se është një palë konstruktive që i përmbahet Marrëveshjes së Brukselit”. (Serbi)

LDK-ja fajëson Qeverinë për rënien e Kosovës në indeksin e lirës së mediave. (Indeksin e Lirisë së Mediave)

Kërkohet që kandidatët që nuk certifikohen të kenë të drejtë të ankohen deri në Kushtuese. (Kushtetuese)

Mali u Zi afër anëtarësimit në BE. (Mali i Zi)

“Megjithatë, ai ende bën punën e tij, duke na sjellë lajme nga një zonë lufte që shumica e gazetarëve nuk mund të kenë qasje”, shkroi Morgani për fatkeqësinë e kolegut nga Rrypi i Gazës. (Rripi i Gazës)

Deputetja Blerta Deliu përmendi raportin e Dashit, në veçanti dhunën në familje. (DASH-it)

Nderin e njëjtë do ta kem edhe tani t'ju shërbej, vetëm se me përgjegjësinë e kryetarit të Komunës, për çka mëzi pres të nisim angazhimet për punë të mëdha që na presin”, ka shkruar Nura. (mezi)

Sipas padisë, kërkohet kompensim për demin, duke pasur parasysh reputacionin që ka ai. (dëmin)

Janë konfiskuar dy shkop druri, të cilat janë përdorur në rast. (dy shkopinj).

Prizrenasi vetëplagos veten në kokë me një armë zjarri që e gjeti në mal. (ose vetëplagoset, ose plagos veten)

Rrihen mes vete babë e birë në Prizren, më pas njëri prej tyre rrah edhe bashkëshorten. (bir)

Nëse statusi i personit që ka realizuar të ardhurat e tilla është Person fizikë joafarist apo Person fizikë afarist, duhet të zbatojë dispozitat ligjore të përcaktuara me Ligjin Nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhura Personale dhe për të ardhurat e realizuara. (person fizik)

Ekspertët: Mungesa e stabilitetit politikë është duke e dëmtuar ekonominë. (politik)

Ekipet e shpëtimit janë duke u përpiqur që të shpëtojnë të mbijetuarit dhe të zhbllokojnë rrugët. (përpjekur)

Sipas njoftimit të Policisë, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreh orës 06:55, në rrugën “Shala e Bajgorës” në Mitrovicë të Jugut. (rreth)

“Arsyeja pse nuk e kam deklaruar, sepse biznesi nuk ka pasur asnjë qarkullim, nuk më ka shkuar mendja”, ha ajo. (tha)

Afati ligjor për betimin e kryetarëve të komunave, bllokada buxhetore dhe nevoja për ndryshime ligjore – fle drejtori i AKK-së. (flet)

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thyhet në njoftimin e Policisë. (thuhet)

Me këto veprime të pandehurit në bashkëkruerje kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” sipas KPRK-së. (bashkëkryerje)

Ata me çarçafë janë ngritur dhe janë vendosur në kushte të tmerrshme nëpër çeli. (qeli).

Kuvendi përveçse artikuloi çartë kërkesat e popullit për pavarësi (qartë).

Presidenti Begaj falënderoi gjithashtu presidentin Macron për kontributin në mbështetje të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht përmes planit të quajtur franko-gjerman, duke nënvizuar nevojën e mbështetjes së mëtejshme të këtij dialogu, por edhe të nevojës së dënimit dhe të çkurajimit të akteve të dhunës dhe të provokimeve në komunat e veriut të Kosovës. (shkurajimit)

Për sa i përket çdoganimit, procesi ka filluar ditën e premte dhe sot në orën 9 është kryer për shkak të gjitha hapave që duheshin ndjekur sepse vendi që na i ka dhënë vaksinat ka kërkuar konfidencialitet. (zhdoganimit)

KEK-u deklaron se nuk ka pasur ç’kyqje të rrymës në Pallatin e Drejtësisë. (shkyçje)

Deputetja e PS-së: Shqyrtimi për ç’bërjen e raportit të Martyt mund të ndodhë në qershor. (zhbërjen)

Në përfundim, gabimet drejtshkrimore nuk janë thjesht probleme teknike, por tregues të nivelit profesional dhe etik të një portali. Kujdesi për gjuhën është pjesë thelbësore e përgjegjësisë mediatike dhe një faktor kyç për ndërtimin e besimit me lexuesin.