Kosova në fokusin e producentëve të Hollywood-it për xhirime filmike
Kultura
January 14, 2026 - 10:02
Shtatë producentë nga Los Angeles do të vizitojnë Kosovën, për të shqyrtuar Ballkanin si rajon për xhirimet e projekteve të tyre të ardhshme filmike.
Kjo vizitë ka për qëllim njohjen me potencialin që ofron Kosova për prodhime ndërkombëtare.
Në kuadër të kësaj vizite, do të organizohet një takim rrjetëzimi me qëllim krijimin e kontakteve dhe bashkëpunimeve mes producentëve ndërkombëtarë dhe atyre vendorë.
Ngjarja do të mbahet sot në “Kino Armata” në Prishtinë, nga ora 17:00.