“Gërrdia” përmbyll Festivalin “Talia e Flakës 2026” sonte në Gjilan
Kultura
January 28, 2026 - 11:16
Drama “Gërrdia” shfaqet sonte në Teatrin e Gjilanit, në natën përmbyllëse të Festivalit “Talia e Flakës 2026”
Sonte, më 28 janar 2026, në ora 20:00, në Teatrin e Gjilanit, publiku ka mundësinë të ndjekë dramën “Gërrdia” nga Teatri Kombëtar i Kosovës, e cila shënon natën përmbyllëse të Festivalit të Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2026”.
Me autorësi dhe regji të Astrit Kabashit, dhe interpretim nga Bujar Ahmeti, Maylinda Kosumovic dhe Rebeka Qena, kjo dramë psikologjike intime trajton krizën e brendshme të njeriut, fajin, heshtjen dhe frikën nga përballja emocionale, duke hapur reflektime mbi burrërinë dhe jetën e përsëritur pa kuptim.