Talia e Flakës: “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” merr tri çmime, “Gërrdia” dy

Talia e Flakës: “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” merr tri çmime, “Gërrdia” dy

Kultura February 01, 2026 - 15:45

Shfaqja “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” i prodhuar nga teatri “Adriana” në Ferizaj arriti t’i marrë tre çmime në “Talia e Flakës” në kuadër të 35-vjetorit të “Flakës së Janarit”.

Shfaqja e Agon Myftarit u vlerësua si shfaqja më e mirë dhe duke marrë gjithashtu edhe çmimin për regjinë më të mirë. Dramaturgu Jeton Neziraj mori çmimin për tekstin më të mirë.

 Juria në përbërje prej Ali Demi, Tringa Hasani dhe Ilir Bokshi, vlerësuan Bujar Ahmetin si aktorin më të mirë me rolin e tij në shfaqjen “Gërrdia”.

Çmimi aktorja më e mirë iu nda Edona Reshitajt nga shfaqja “Sytë e Ujkut”, prodhim i “Integra”.

Çmimi i vetëm i paraparë për koreografi, skenografi, kostumografi, dizajn të dritave ose kompozim muzikor, iu dha kompozitorit Memli Kelmendi për punën e tij në shfaqjen “Gërrdia”.