Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi, përlotet djali i tij, Redoni: Më duket si një ëndërr
Ditën e sotme janë zhvilluar homazhe në nder të aktorit Fitim Makashi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 82-vjeçare.
Për djalin e tij, Redon Makashi kjo është një humbje e madhe, aq sa ai thotë se i duken si një ëndërr që ai nuk është më mes familjes.
Këngëtari i njohur thotë se babai i tij ka qenë i respektuar dhe kjo ia heq pak dhimbjen i la ndarja e tij nga jeta.
“Na ra kështu, si një…. Dhe në kohën që po flasim bashkë më duket si një ëndërr. Miqtë e kanë respektuar shumë dhe kjo ma heq pak atë dhimbjen. Këta kanë qenë një brez që nuk kthehen më. Sinqeriteti i tyre dhe shoqëria e tyre… Ai në shtëpi fliste edhe për miqtë e tij, por edhe për miqtë e tij që kishin shkuar para tij. Sado sado është një dhimbje që vetëm brenda e ndijën njeriu.
I pyetur nëse kishte ndonjë peng, këngëtari u përlot duke thënë: “Kishte kishte, por ndoshta nuk është momenti për ta thënë. Ndoshta të respektohej kur ishte gjallë nga instancat”.
Redon Makashi tregon se babai i tij u largua herët nga teatri dhe u detyrua të emigronte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai kujton se sa herë i atij kthej në Shqipëri dukej gjithnjë edhe më i plakur.