Sonte jepet premiera e “Mbretëresha e bukur e Lenanit” në teatrin “Dodona”
Kultura
February 12, 2026 - 14:11
Premiera e shfaqjes “Mbretëresha e bukur e Lenanit”, me regji të Armend Zeqirit, do të jepet sonte nga ora 19:30 në teatrin “Dodona” në Prishtinë.
“Mbretëresha e bukur e Lenanit” është një vepër e njohur e dramaturgut të njohur Martin McDonagh.
Kjo shfaqje ka bërë bashkë një kastë profesionistësh për të jetësuar këtë dramë, e cila njihet për gërshetimin mjeshtëror të humorit të zi me tragjedinë njerëzore.
Në rolet kryesore do të ngjiten në skenë aktorët: Igballe Qena, Verona Mirena, Dren Arifi, dhe Çlirim Shabani.