Pianisti 10-vjeçar nga Prishtina arrin në finale në garat në Vjenë dhe New York

Pianisti 10-vjeçar nga Prishtina arrin në finale në garat në Vjenë dhe New York

Kultura February 18, 2026 - 14:47

Triumf Lupçi, djali 10-vjeçar nga Prishtina, po korr sukses në fushën e muzikës klasike. Ai ka marrë pjesë në gara për piano në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Poloni dhe Spanjë, ndërsa aktualisht priten rezultatet e garave të fundit të mbajtura në Vjenë dhe New York.

Në fund të muajit mars, Triumfi do të performojë në një koncert gala në Spanjë. Ai është nxënës i klasës së tretë për piano në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” dhe pjesë e Piano Balkan Academy, ku mëson nën drejtimin e profesorit italian Giuseppe Devastato, shkruan KultPlus.

Akademia ndërkombëtare ballkanike e pianos “Sigismund Thalberg” e ka vlerësuar Triumfin me një Çmim dhe Diplomë të rëndësishme pas përfundimit të një masterklase të nivelit të lartë artistik dhe profesional.

Triumfi ka treguar teknikë të shkëlqyer, disiplinë të fortë dhe një potencial artistik të jashtëzakonshëm, duke u shfaqur si një pianist i ri me një të ardhme premtuese ndërkombëtare. Akademia e mirëpret me gëzim dhe e sheh si një shembull frymëzues për të rinjtë që duan të ndjekin pasionin për muzikën. /kultplus

Image

Image

Image
Image