Festa vazhdon me Orkestrën Harkore të Filarmonisë së Kosovës

Festa vazhdon me Orkestrën Harkore të Filarmonisë së Kosovës

Kultura February 20, 2026 - 10:44

Orkestra Harkore e Filarmonisë së Kosovës, nën dirigjimin e Edon Ramadanit, do të japë një koncert të dielën, më 22 shkurt 2026, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30.

Programi i mbrëmjes përfshin vepra të kompozitorëve Mendelssohn, Mengjiqi, Henryk Górecki, Zymberi dhe Beqiri, ndërsa solist do të jetë pianisti Andi Duraku. Ky koncert paraqet pjesë të programit që Orkestra do ta interpretojë edhe jashtë vendit, më 24 shkurt në Vjenë dhe më 26 shkurt në Varshavë.