Bogujevci pret përfaqësuesit e “Kosova Rumeli”, theksi te promovimi i kulturës
Ministrja Bogujevci zhvilloi takim me kryetarin e shoqatës “Kosova Rumeli për Kulturë, Art dhe Turizëm”.
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, priti në takim kryetarin e shoqatës “Kosova Rumeli për Kulturë, Art dhe Turizëm”, Ugur Sengoz, së bashku me Kryesinë e Shoqatës, njofton Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përcjell Zeri.info.
Në takim u diskutua për organizimin e Festivalit që Shoqata realizon në Izmir, me fokus prezantimin dhe promovimin e kulturës shqiptare para publikut atje, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit.
Po ashtu, pjesë e diskutimit ishte edhe pjesëmarrja në kuadër të festivalit “Rruga e Kulturës”, si një platformë e rëndësishme për prezantimin e vlerave tona kulturore.
Takimi, përveç diskutimeve konkrete, ishte edhe një takim kortezie, me ç’rast kryetari Sengöz i uroi ministres Bogujevci marrjen e detyrës, duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese.