Nata e zjarreve shënohet me instalacion në galerinë “Qahili” në Prishtinë

Nata e zjarreve shënohet me instalacion në galerinë “Qahili” në Prishtinë

Kultura March 04, 2026 - 13:20

Në galerinë “Qahili” në Prishtinë, në datat 5, 6 dhe 7 mars 2026 nga ora 19:00, shënohet nata e zjarreve, homazhi për jetën, për rezistencën e 36 orëve, që paraqitet me anë të instalacionit.

Ky instalacion shënohet me muzikën e këngëtarëve të njohur të vendit tonë, e miksuar nga Flow, për të rikrijuar atë që kanë përjetuar gjatë 36 orëve dhe atë që ne e përjetojmë.

Kjo përcillet nga videot e arkivave që janë të qasshme për masë dhe me veprat e artistëve pjesëmarrës në ekspozitë.