Koncert në Oslo për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Kultura
March 06, 2026 - 10:18
Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në sallën “Lille Sal – Konserthus” në Oslo u mbajt një koncert i veçantë i organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Norvegji.
Në këtë mbrëmje muzikore performoi “Reverie Quartet”, i përbërë nga anëtarë të Filarmonisë së Kosovës, së bashku me sopranon Besa Llugiqi. Programi përfshiu vepra nga repertori botëror, si dhe kompozime nga autorë të muzikës shqiptare.
Koncerti u mbajt para publikut në Oslo dhe shënoi në mënyrë të veçantë përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke promovuar kulturën dhe muzikën shqiptare në Norvegji.