Artistet Anais Horn dhe Verena Walzl, për herë të parë sonte me ekspozitë në Kosovë
Ekspozita e titulluar “Butësia kontrollon fortësinë”, hapet sonte nga ora 19:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
Për herë të parë në Kosovë artistet vizuale Anais Horn dhe Verena Walzl prezantojnë kërkimin e tyre artistik, duke eksploruar idetë e heroizmit, disiplinës dhe forcës së heshtur të butësisë.
Përmes portreteve monumentale, tekstit dhe elementeve performative, ekspozita reflekton mbi mënyrën se si shoqëritë bashkëkohore riformësojnë figurën e heroit dhe e bëjnë këtë duke marrë në shqyrtim një praktikë sportive të papritur: xhudon.
Në këtë rast artistet kanë vendosur të mos përqendrohen në atë çka është më shumë se sa në atë që pritet të jetë, duke vënë në qendër të fokusit vajzat e reja që ushtrojnë këtë sport.
Ekspozita është kuruar nga Blerta Hoçia dhe do të qëndrojë e hapur deri më 15 maj 2026.