Ka nisur Panairi i Librit në Leipzig: Kosova me gjashtë autorë

Ka nisur Panairi i Librit në Leipzig: Kosova me gjashtë autorë

Kultura March 19, 2026 - 16:45

Ka nisur zyrtarisht Panairi i Librit në Leipzig të Gjermanisë, ku Kosova përfaqësohet për herën e pestë radhazi nga Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”.

Këtë vit vërehet interesim i shtuar për stendën, ku prezantohen gjashtë autorë.

Kosova sivjet përfaqësohet nga autorë të shquar të letërsisë bashkëkohore shqipe në dy panele: i pari, që mbahet sot, trajton raportin mes letërsisë dhe politikës në rajon, me Jehona Kicaj, Majlinda Bregasi dhe Nerimane Kamberi. Ndërsa në panelin e dytë, që mbahet nesër, diskutohet për letërsinë e një populli të vogël në kontekstin e letërsisë botërore, me Arbër Selmani, Eli Krasniqi dhe Meliza Krasniqi. /rtk