Libraria e veçantë në Venecia, sfidon edhe përmbytjet

Libraria e veçantë në Venecia, sfidon edhe përmbytjet

Kultura March 21, 2026 - 20:34

Në Venecia ndodhet një nga libraritë më të pazakonta në botë, Libreria Acqua Alta, e cila tërheq çdo vit mijëra vizitorë për konceptin e saj unik.

E themeluar në vitin 2004 nga Luigi Frizzo, libraria është përshtatur me përmbytjet e shpeshta të qytetit, duke vendosur librat në gondola, kanoe dhe madje edhe në vaskë, për t’i mbajtur të thatë gjatë “acqua alta”.

Një nga elementët më të veçantë është edhe shkallarja e ndërtuar me libra të vjetër, e cila të çon drejt një pamjeje piktoreske të kanalit, duke e kthyer vendin në një destinacion të preferuar për fotografi.

Me një atmosferë të larmishme thuajse magjike, Libreria Acqua Alta mbetet një simbol i dashurisë për librin dhe shpirtit unik të Venecias./KultPlus