“Lagjja pa drita” nga Hana Ejupi

“Lagjja pa drita” nga Hana Ejupi

Kultura March 24, 2026 - 14:38

Poetja e re Hana Ejupi vjen para lexuesve me poezinë “Lagjja pa drita”, një krijim që ndërton një atmosferë të errët e simbolike, ku çdo hije bart kujtime të pathëna dhe frikëra të fshehura.

Ejupi është promovuar së fundmi në një event të organizuar nga Artpolis, ku ka prezantuar edhe poezinë e saj “Lagjja pa drita”.

Përmes vargjeve të saj, ajo sjell një reflektim të thellë mbi heshtjen dhe botën e brendshme, duke ftuar lexuesin të shohë më qartë përtej errësirës dhe të mos lejojë që ndjenjat e pashprehura të humbasin në hije.