129 vjet nga botimi i numrit të parë të revistës “Albania” në Bruksel

129 vjet nga botimi i numrit të parë të revistës “Albania” në Bruksel

Kultura March 26, 2026 - 08:41

Muzeu Historik Kombëtar sjell në kujtesë numrin e parë të revistës “Albania”, një nga botimet më të profilizuara të periudhës së Rilindjes Kombëtare, botuar më 25 mars të vitit 1897.

Nën drejtimin e Faik Konicës, ky organ periodik u shndërrua në një platformë që ndërthuri politikën, letërsinë dhe shkencën.

Fillimisht revista u botua në Bruksel, më pas botimi i tij u vazhdua në Londër deri në vitin 1909.

Për ngritjen e saj kontribuuan personalitete si Gjergj Fishta, Fan Noli e Andon Zako Çajupi, të cilët e shndërruan në një arkivë të çmuar të identitetit tonë kombëtar.

Përmes një qasjeje shumëgjuhëshe, revista u bë një pikë e rëndësishme takimi diplomatik dhe kulturor, me një ndikim të dukshëm në historiografinë shqiptare. Ajo funksionoi si një enciklopedi e gjallë, ku u trajtuan standardizimi i alfabetit, lëvrimi i gjuhës dhe bazat e kritikës letrare, duke botuar shkrime e recensione për vepra e autorë shqiptarë dhe arbëreshë. /atsh