Historia e njeriut pa identitet: As FBI nuk mund të gjente të dhëna

Historia e njeriut pa identitet: As FBI nuk mund të gjente të dhëna

Kuriozitete nëntor 06, 2019 - 13:06
detajet

Në vitin 2004, një njeri që do merrte emrin Benjamin Kyle, u zgjua jashtë një Burger King në Gjeorgji pa asnjë rrobë, asnjë dokument identifikimi, ose kujtim.

Ai u diagnostikua me amnezi retrograde, pa mundur të kujtonte kush ishte dhe pasi nuk ishte në gjendje të identifikohej. Kjo do ishte një histori si çdo tjetër për amnezinë, nëse do arrihej të zgjidhej por problem ishte se as autoritetet nuk do ta identifikonin atë.

Policia locale dhe ajo shtetërore nuk arriti ta gjente atë në ndonjë procesverbal të njohur, pavarësisht nga kontrolli që bënë. Në vitin 2007, FBI u përfshi, por përsëri ishte e pamundur të identifikohej, duke e bërë kështu atë të vetmin qytetar amerikan në histori të listuar si i zhdukur, pavarësisht vendndodhjes së tij.

E keqja e tërë kësaj ishte, se ai person nuk ishte në gjendje të hynte në puntë, dhe pa kujtesën e ndonjë aftësie apo disiplinash të së kaluarës, problem vetëm përhapej edhe më shumë.

Pasi u krijua një dokumentar në lidhje me këtë person, atëherë tërhoqi vëmendje të madhe të pronarëve të afarizmit loka. Njëri nga ta i ofroi atij një punë si enëlarës. Kjo i mundësoi që të shpërngulet nga pylli ku ishte duke fjetur. Por identiteti i tij i vërtetë dhe e kaluara mbeten një mister deri në ditët e sotme.