Egjipt: Zbulohen mumie me gjuhë të artë

Egjipt: Zbulohen mumie me gjuhë të artë

Kuriozitete November 25, 2022 - 09:33

Arkeologët kanë gjetur disa mumie me gjuhë të artë në varret e lashta në deltën e Nilit, në rajonin Menoufia, afër Kajros, njoftoi sot Ministria e Turizmit dhe Antikiteteve e Egjiptit.

Varret datojnë nga periudha të ndryshme, duke përfshirë periudhat e vona dhe greko-romake.

Mumjet nuk ishin të ruajtura mirë, gjë që sugjeron se varret ndoshta ishin grabitur në të kaluarën, thuhet në deklaratë.

Studiuesit gjetën gjithashtu disa skelete të mbështjellë me fletë ari, enë dhe materiale të përdorura në mumifikimin, raporton express.

Arkeologu Baha al-Nagar shpjegoi për agjencinë kineze të lajmeve Xinhua se “gjuha e artë kishte për qëllim të siguronte të folurit në jetën e përtejme”. Ai shtoi se në mumifikimin e “personave të lartë” ishte zakon që të dekorohej fytyra, gishtat e ekstremiteteve të sipërme dhe të poshtme dhe gjuha me ar. Dhe kjo sepse ari i reziston kohës dhe ruan shkëlqimin e tij.