“Alieni i zi” kërkon të bëjë modifikimin ekstrem [foto]

“Alieni i zi” kërkon të bëjë modifikimin ekstrem [foto]

Kuriozitete January 28, 2023 - 20:58

Anthony Loffredo, i cili njihet si “alieni i zi”, vijon me transformimin e tij radikal.

Në profilin e tij në Instagram që quhet “The Black Alien Project Evolution”, 33-vjeçari francez ka treguar deri më tani se si ka hequr veshët, ka shkurtuar hundën, ka mprehur dhëmbët, ka mbuluar trupin me tatuazhe dhe ka hequr edhe dy gishta të dorës, për të pasur një pamje, sipas tij, sa më afër jashtëtokësorëve.

Tani, ai ka njoftuar se shumë shpejt do të presë edhe një këmbë.

“Është diçka shumë e vështirë, pasi amputimi nuk është gjë e vogël për dikë që ka dy këmbë të shëndetshme”, thotë Loffredo.

Ai thekson se shumë njerëz e paragjykojnë dhe nuk e kuptojnë aspak, por shton se edhe ai vetë nuk i kupton njerëzit./A2

Image

Image

Image

Image