NASA gjurmon asteroidin që ka shanse ta godasë Tokën në vitin 2046

NASA gjurmon asteroidin që ka shanse ta godasë Tokën në vitin 2046

Kuriozitete March 11, 2023 - 18:55

Shkencëtarët e NASA-s po gjurmojnë një asteroid që ka shanse ta godasë Tokën në vitin 2046.

Është një shans “shumë i vogël” (rreth 1 në 600), sipas Zyrës së Koordinimit të Mbrojtjes Planetare të NASA-s.

Shkencëtarët po e vëzhgojnë nga afër asteroidin, i cili është sa madhësia e një pishine olimpike.

Asteroidi, i quajtur 2023 DW, aktualisht është në krye të “listës së rrezikut” për goditjen e Tokës. Ky asteroid u pa për herë të parë më 28 shkurt dhe ka potencialin t’u përplasur në Tokë më 14 shkurt 2046, ose në vitet në vijim deri më 2051, njofton Skynews, përcjell Klankosova.tv

Astronomi Piero Sicoli, paraqiti llogaritjet e tij për trajektoren e asteroidit, duke vlerësuar se ka një shans 1 në 400 që asteroidi ta godasë Tokën.

Nëse ndodh, llogaritjet e tij, bazuar në atë që dihet aktualisht për asteroidin, sugjerojnë se ai mund të përplaset midis Oqeanit Indian dhe bregut lindor të ShBA-së.

NASA po punon për lëshimin e teleskopit “Surveyorin” në vitin 2028, i cili do të jetë teleskopi i parë hapësinor i projektuar posaçërisht për të gjuajtur asteroide dhe kometa që mund të jenë rreziqe të mundshme për Tokën.