Një asteroid masiv pritet të kalojë pranë Tokës në fundjavë

Një asteroid masiv pritet të kalojë pranë Tokës në fundjavë

Kuriozitete March 24, 2023 - 17:15

Një asteroid mjaftueshëm i madh për të shkatërruar një qytet do të kalojë midis orbitave të hënës dhe të Tokës këtë fundjavë, e parë fat të mirë nuk do të prekë asnjërën.

Objekti i quajtur 2023 DZ2 u zbulua një muaj më parë. Të shtunën, ai do të kalojë brenda 515,000 km nga hëna, përpara se të fluturojë pranë Tokës disa orë më vonë.

Është e rrallë që një asteroid kaq i madh që vlerësohet të jetë midis 40 dhe 90 metra në diametër – të afrohet kaq afër planetit.Sipas NASA-s, është një mundësi e rëndësishme për astronomët që të rrisin njohuritë e tyre për asteroidët, në rast se zbulohet një objekt i rrezikshëm me potencial për të goditur Tokën.

“Nuk ka asnjë shans që ky asteroide të godasë Tokën, por qasja e tij e afërt ofron një mundësi të madhe për vëzhgime,” tha shefi i mbrojtjes planetare të Agjencisë Evropiane të Hapësirës, ëRichard Moissl.

Ndërsa po kalon vetëm 68,000 km larg, asteroidi do të jetë i dukshëm përmes dylbive dhe teleskopëve të vegjël në të gjithë globin.

Një transmetim i drejtpërdrejtë në internet i qasjes së tij do të sigurohet nga Projekti Virtual Telescope.

Objekti duket se do të kthehet drejt orbitës së Tokës në vitin 2026, por shkencëtarët e kanë përjashtuar mundësinë që ai të bëhet rrezik për tokën edhe në këtë rast./euronews