Fotografia virale e tre të moshuarve: Me plisa në odë, por “të zhytur thellë në botën digjitale”

Fotografia virale e tre të moshuarve: Me plisa në odë, por “të zhytur thellë në botën digjitale”

Kuriozitete February 25, 2024 - 23:01

Një fotografi e shpërndarë në rrjete sociale e tre të moshuarve që qëndrojnë në një odë, secili prej tyre i përqendruar thellësisht në telefonat e tyre të mençur, është bërë virale në rrjetet sociale.

Fotoja e të moshuarve me telefona inteligjentë kujton padyshim ndikimin e teknologjisë në jetën tonë shoqërore në të gjitha grupmoshat pa dallim.

Ndonëse me plisa në kokë e të bashkuar në një odë, të tre të moshuarit shihen thellësisht të përqendruar në ‘botën e tyre digjitale’.

Fotoja ka marrë shumë vëmendje në rrjetet sociale, duke u shpërndarë kudo.

Image