Qeni duket se e ndjeu tërmetin përpara se të ndodh në Tajvani, shikoni se si i paralajmëron pronarët

Qeni duket se e ndjeu tërmetin përpara se të ndodh në Tajvani, shikoni se si i paralajmëron pronarët

Kuriozitete April 04, 2024 - 21:17

Shteti i Tajvanit është goditur nga një prej tërmeteve më të fuqishme në dekadat e fundit.

Një nga videot më interesante nga tërmeti me magnitudë 7.4 shkallësh të Rihterit është kjo pamje në shtëpi që tregon një qen duke shfaqur sjellje të çuditshme.

Kafsha duket se po i paralajmëronte pronarët disa sekonda përpara se të fillonte lëkundja e fortë.

Përgjatë shekujve kishte tashmë dhjetëra prova anekdotike që tregonin se kafshët dukej se parashikonin dridhje disa sekonda përpara një tërmeti të madh, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.

Megjithatë, lidhja e drejtpërdrejtë midis sjelljes së çuditshme të kafshëve dhe tërmeteve ende nuk është përcaktuar.

Ndryshe, deri më tani janë raportuar për dhjetë persona të vdekur dhe shumë dëme materiale.