Nëse i keni ujitur bimët gjatë ditës, në mot të nxehtë, keni gabuar rëndë
Foto: Ilustrim

Nëse i keni ujitur bimët gjatë ditës, në mot të nxehtë, keni gabuar rëndë

Kuriozitete May 13, 2024 - 10:00

Britanikët po përjetojnë një valë të nxehti këtë javë me temperaturat që arrijnë në pothuajse 26 gradë Celsius.

Gjatë ditëve të nxehta ne kujdesemi për veten dhe kafshët, por shpesh i harrojmë bimët.

Dhe siç paralajmërojnë ekspertët, nëse nuk kujdesemi mirë për bimët, ato mund të dëmtohen nga i nxehti.

Për fat të mirë, një ekspert ka ndarë një këshillë të shkëlqyer, shkruajnë mediat e huaja.

Mark Lane shpjegoi se ujitja e bimëve gjatë ditës e veçanërisht gjatë motit të nxehtë është një nga “gabimet më të mëdha” që çdo njeri mund ta bëjë.

“Koha më e mirë për ujitje është herët në mëngjes kur temperaturat janë më të ulëta, midis orës 05:00 dhe 09:00 të mëngjesit”, tha Lane, përcjell telegrafi.

Eksperti paralajmëroi: “Ujitja gjatë natës mund të rezultojë në grumbullimin e ujit në sipërfaqen e tokës, rreth rrënjës dhe gjetheve, gjë që mund të çojë në kalbjen e bimës”.

Një tjetër këshillë e rëndësishme është se nuk duhet ta ujitni shumë kopshtin tuaj. Kjo pasi ujitja e tepërt mund t’i bëjë më shumë dëm sesa dobi gjatë një vale të nxehti.