
A është e mundur të jesh alergjik ndaj njerëzve?
Të gjithëve na ka ndodhur që kur shohim dikë, që në pikëpamjen e parë na jep përshtypjen se nuk është i pastër të mos i afrohemi, apo dhe trupi të reagojë duke u skuqur.
Dikush do mund të thoshte, epo njeriu paska alergji njeriun… Por sa mund të jetë e mundur një gjë e tillë?
Shkencëtarët dhe sociologët kanë nisur studimet e para lidhur me mundësinë e të pasurit alergji njeriun. Një gjë e tillë, parimisht duket e pamundur, ashtu sikurse dhe e paimagjinueshme.
Reagimet të ndryshme që mund të na japi trupi ynë gjatë kontaktit me një person tjetër, janë të larmishme. Disa prej këtyre reagime e kanë burimin nga gjendja emocionale, ose se si truri ynë koncepton tjetrin.
“Komunikimi” me lëkurë
Lëkura nuk është vetëm një barrierë mbrojtëse. Ajo “lëshon” një mori kimikatesh, shumë prej të cilave shoqërohen me aromën personale. Për shembull, lëkura mund të përmbajë aroma sintetike, duke përfshirë deodorantët dhe kremrat pas rrojës. Mbi 150 aroma lidhen me alergjitë e kontaktit lëkurë me lëkurë.
Shkaktari nuk është gjithmonë i qartë.
Disa persona që vuajnë nga sindroma e aktivizimit të qelizave mastocite kanë raportuar reaksione të rënda alergjike edhe ndaj aromës ose pranisë së njerëzve të caktuar, raporton BBC-ja.
Ndërkohë, alergjia ndaj djersës në përgjithësi përfshin ndjeshmëri ndaj djersës së vetë, në vend të djersës së të tjerëve. Sa i përket flokëve, në rastet e rralla kur janë regjistruar alergji të lidhura me flokët e njeriut, reagimi nuk është shkaktuar nga një alergjen në vetë flokët, por nga alergjenët në substanca të jashtme. Si shembull mund të japim derivatet e formaldehidit në trajtimet e flokëve me keratinë.
Alergjia ndaj lëngjeve trupore, përfshirë spermën
Reaksionet alergjike mund të shkaktohen edhe nga alergjenë specifikë që gjenden në lëngjet trupore.
Për shembull, një grua në Britaninë e Madhe, e cila është alergjike ndaj arrive, pasi kreu marrëdhënie seksuale me një burrë i cili kishte konsumuar arra, rezultoi në shfaqjen e reaksioneve alergjike tek ajo.
Por faktor mund të jenë dhe lëngjet e brendshme të trupit, siç janë pështyma apo sperma. Mund të jenë përbërësit e këtyre lëngjeve trupore që shkaktojnë reaksione alergjike. Një rast është dhe alergjia ndaj spermës.
Forma më e dokumentuar e “alergjisë tek njerëzit” është mbindjeshmëria ndaj plazmës spermike. Ky është një reagim imunitar ndaj proteinave që përmbahen në pjesën joqelizore të spermës.
Reagimi mund të jetë lokal (dhimbje, djegie, skuqje në zonë) ose sistemik, me simptoma që përfshijnë anafilaksi.
Deri më sot, janë regjistruar më pak se 100 raste, megjithëse ekspertët vlerësojnë se ato ka të ngjarë të jenë të nëndiagnostikuara.
Rast tjetër i alergjive ndaj fluideve të trupit është dhe ndaj lëngut cervikovaginal. Ky lëng, prodhohet në mënyrë të natyrshme tek gratë gjatë marrëdhënies seksuale. Partnerët të cilët kanë alergji nga ky lëng, raportojnë skuqje, kruatje apo dhe ënjtje.
Ku po çon hulumtimi?
Pavarësisht rrallësisë së këtyre gjendjeve, është e rëndësishme të bëhen kërkime mbi ndjeshmërinë alergjike ndaj lëngjeve dhe sekrecioneve të trupit.
Kjo hap rrugë të reja për të kuptuar sistemin imunitar dhe mënyrën se si trupi i njeriut reagon ndaj “të huajve”, edhe kur ata janë një person tjetër.
E ardhmja sjell më shumë kërkime, udhëzime më të mira diagnostikuese dhe – shpresojmë – një mirëkuptim dhe mbështetje më të madhe për njerëzit që janë në pozicionin e vështirë të të qenit alergjikë… ndaj partnerit të tyre.