Kush është kinezi me emrin Erion?

Kush është kinezi me emrin Erion?

Kuriozitete October 25, 2025 - 00:04

Studenti që mëson gjuhën shqipe në Universitetin e Pekinit, nga disa mësuese po kineze që i kanë emrat Moza, Shqiponja, Bora dhe Erina, zgjoi vëmendjen e publicistit dhe autorit të njohur, Ben Blushi.

Blushi, i cili zhvilloi dy leksione me studentët kinezë që mësojnë shqip, ka treguar disa momente nga këto orë, ku protagonist ishte kinezi me emrin Erion.

I riu me emrin shqiptar, që kishte lexuar romanin e Blushit, “Otello Arapi i Vlorës”, jo një, por dy herë — në shqip dhe në përkthim kinez [që e kishte përgatitur mësuesja e tij Moza], e pyeti autorin për mesazhin e veprës.

“I thashë se mesazhi i këtij romani i kushtohet dashurisë së pamundur dhe ndodhet ne fjalinë e fundit në faqen e fundit”, thotë Blushi.

Po atë fjali, Erioni e lexoi, por kështu: Daculia vdez xhitmon e pankop – vazhdon tutje autori.

“I thashë lexoje dhe një herë. Erioni bëri disa përmirësime te fjala dashuri po fjalën vdes e lexoi prapë me gabime”.

Herën e tretë, Erioni e lexoi saktë: “Dashuria vdes gjjthmonë e pangopur”.

Ky është mesazhi i romanit Otello Arapi I Vlorës”, shkruan Blushi, teksa tregon tutje se si studentët e tjerë në sallë duartrokitën, “sidomos vajzat me emrat Luna dhe Jehona.”/klankosova