Moment historik në Himarë, Agim Agushi bëhet rekordmen botëror

Moment historik në Himarë, Agim Agushi bëhet rekordmen botëror

Kuriozitete December 08, 2025 - 08:29

Agim Agushi zyrtarisht është bërë pjesë e librit të rekordeve “Guinness”.

Agushi arriti të xhonglojë me kokë një top futbolli ndërkohë që veshi 14 bluza radhazi, shkruan Euronews.al.

Agim Agushi ka marrë certifikatën zyrtare të “Guinness World Records”, duke konfirmuar përfundimisht rekordin e tij unikal të vendosur më 2 maj 2025 në Himarë, gjatë aktivitetit festiv të çeljes së sezonit turistik.

Gjatë performancës së tij mbresëlënëse, Agushi arriti të xhonglojë me kokë një top futbolli ndërkohë që veshi 14 bluza radhazi, një sfidë që kërkon aftësi të larta teknike, durim dhe talent të veçantë. Performanca u monitorua dhe verifikuar nga përfaqësues të “Guinness World Records”, të cilët tashmë e kanë bërë zyrtarisht pjesë të librit botëror të rekordeve.

Dhjetëra qytetarë dhe vizitorë të pranishëm në ceremoninë e çeljes së sezonit turistik në Himarë u bënë dëshmitarë të këtij momenti historik, që e vendos qytetin bregdetar në hartën e rekordeve botërore.