Universiteti kinez u thotë studentëve të “dashurohen” gjatë pushimeve të pranverës
Një universitet kinez u ka bërë thirrje studentëve të “shijojnë” pushimet e messemestrit të tyre. Ky udhëzim është shumë i pazakontë në një vend që është i obsesionuar pas marrjes së notave të larta. Ky udhëzim vjen si pjesë e përpjekjeve për të nxitur martesat dhe konsumimin e brendshëm.
Sipas raporteve të publikuara nga Reuters, tema për pushimet e pranverës nga 1 deri më 6 prill është: “Shiko lule dhe shijo romancën”, njoftoi Sichuan Southwest Vocational College of Aviation në rrjetet sociale, transmeton Zeri.info.
Ky njoftim u lëshua nga universiteti disa ditë pas vendimit të qeverisë kineze për të futur pushime pranvere dhe vjeshte për shkollat, përveç periudhave tradicionale të verës dhe dimrit. Qeveria gjithashtu tha se do të inkurajojë pushime të shpërndara me pagesë, në mënyrë që njerëzit të udhëtojnë drejt destinacioneve të ndryshme gjatë periudhave jashtë sezonit të lartë.
Vlen të përmendet se disa provinca kineze, duke përfshirë Sichuanin dhe Jiangsunë Lindore, si dhe qytete si Suzhou dhe Nanjing, kanë prezantuar plane për pushime pranvere, kryesisht në prill ose fillim të majit. Qeveria beson gjithashtu se më shumë kohë e lirë mund të krijojë mundësi për të rritur lindjet dhe për të ndalur trendin e rënies së popullsisë.
Vitit të kaluar, popullsia në Kinë ra për herë të katërt radhazi. Të martën, Pekini lëshoi një udhëzim për zhvillimin e miqësisë ndaj fëmijëve, tha në një njoftim National Development and Reform Commission (NDRC). Ai gjithashtu bëri thirrje për përpjekje për të krijuar një mjedis “miqësor për fëmijët” duke përmirësuar shërbimet publike. /Zëri