10 fakte psikologjike që pak nga ne i kemi dëgjuar më parë

10 fakte psikologjike që pak nga ne i kemi dëgjuar më parë

Lifestyle prill 20, 2019 - 23:49
Lexoni detajet

Aspekti emocional ka po të njëjtën rëndësi sa ai fizik.

Kësisoj, psikologët kanë parë të rrugës që të vënë në pah rreziqet që mund të hasen nga neglizhimi i anës emocionale të një personi, transmeton lajmi.net.

Ndiqini ato më poshtë:

– Njerëzit që kalojnë më shumë kohë në diell, janë më të prirë që të jenë të lumtur.

– Të jesh vetëm, antisocial dhe të mos kesh miq, shkakton të njëjtët rreziqe ndaj shëndetit, si edhe kur pi një paketë cigare në ditë.

– Psikologjia thotë se depresioni është shpesh pasojë e mendimit me tepri, duke krijuar probleme që në krye të herës nuk ekzistonin.

– Një studim i Universitetit të Harvardit arriti në konkluzionin se njerëzit që shpërqendrohen lehtë janë më krijues.

– Dhimbja emocionale e rikonfiguron mendjen e njeriut, duke shkaktuar ndryshime dramatike tek shumica e njerëzve.

– Në mbarë botën, depresioni renditet i katërti si shkak i aftësive të kufizuara dhe vdekjes së hershme, sipas GBDS.

– Njerëzit me vetëvlerësim të ulët janë 80% më shumë të prirë që të kritikojnë të tjerët, për t’i ulur ata, me qëllim që të ndihen vetë më mirë, më të fortë dhe më të zgjuar.

– Njerëzit që ndiejnë një nevojë për të korrigjuar të tjerët vuajnë nga një formë e OCD-së, Sindroma e Pedantizmit Gramatik.

– Thashethemet nxisin kimikate në tru që i bëjnë njerëzit më të lumtur dhe të jetojnë më gjatë.

– Njerëzit që nuk në gjendje të pikasin sarkazmin dhe gënjeshtrat me gjasë vuajnë nga demencia, një rënie e vazhdueshme e trurit dhe aftësive të tij.