Personat joshës janë më të pasuksesshëm për lidhje afatgjate

Personat joshës janë më të pasuksesshëm për lidhje afatgjate

Lifestyle July 15, 2019 - 18:00
Lexo Detajet

Personat joshës gëzojnë shumë avantazhe në jetë. Ata kanë tendenca të jenë më të suksesshëm në punë, shoqërohen më lehtë dhe bëjnë më shumë para.

Por, siç duket të qenit joshës e ka edhe anën e vet të errët, transmeton Telegrafi.

Shkenca sugjeron se personat joshës janë më të dobët në lidhje afatgjate.

Alternativat e shumta

Një studim nga Harvardi shpjegon se përse shumë ndarje ndodhin me njerëz që duken të përsosur për njëri-tjetrin.

Sipas hulumtuesve, të qenit joshës nënkupton se keni shumë alternativa, prandaj është shumë vështirë të mbroheni nga “kërcënimet e jashtme”.

Niveli i asaj sa joshës/e jeni dhe martesës janë të ndërlidhura

Studimet tregojnë se meshkujt që janë më të dëshirueshëm nga femrat priren të shkurorëzohen në të ardhmen.

Hulumtuesit të njëjtin eksperiment e kanë kryer edhe me yje të Hollywood-it dhe Forbes-it dhe kanë raportuar për rezultate të njëjta.