Ndoshta shumë shpejt, nuk do të blejmë më dhurata për Krishtlindje

Ndoshta shumë shpejt, nuk do të blejmë më dhurata për Krishtlindje

Lifestyle November 17, 2019 - 17:46
Lexoni detajet!

Disa e pëlqejnë Krishtlindjen pikërisht prej marrjes dhe dhënies së dhuratave, ndërsa për disa të tjerë nuk është ajo kënaqësia më e madhe prandaj po përpiqen që të reduktojnë sa më shumë këtë ritual.

Alexia Tibbs nga Anglia, tha për The Indipendent, se familja e saj ndaloi së dhëni dhurata për Krishtlindje vitin e kaluar, pasi vajza e tyre, 3 vjeçare, merrte aq shume dhurata sa arrinte deri në atë pikë sa ajo humbi komplet interesin kundrejt dhuratave që kishte marrë.

“Familja jonë sa vjen e po shtohet dhe unë e urrej të shpenzoj para për dhurata në të cilat ajo nuk është e interesuar.”- shtoi ajo.

Kështu, mamaja e dy fëmijëve, vajzës 3 vjeç dhe djalit 8 muajsh, për Krishtlindje i dhuron disa pula një komuniteti të vogël Afrikan, dhe ajo shprehet se mungesa e dhuratave në shtëpi nuk ndjehet fare, madje as nuk ndikon fare në shpirtin festiv.

“I dashuroj Krishtlindjet dhe vazhdon të jetë periudha që kam më shumë qejf. Vërtet nuk do marrim dhurata nga Santa, por do të festojmë me miqtë dhe unë do vendos po të njëjtën listë këngësh, kështu që do të kalojmë shumë mirë.”- tha ajo.

Alexia nuk është e vetmja që po e praktikon këtë ritual të ri. Qindra familje në Angli po bëjnë të njëjtën gjë duke shtyrë edhe miqtë e tyre në rrjete sociale të ndjekin një tjetër zakon festash: më shumë ushqime, këngë dhe të qeshura se sa shkëmbime dhuratash./News31.al