“Vdiq gjatë aktit seksual”: Zbardhet misteri si ndodhi

“Vdiq gjatë aktit seksual”: Zbardhet misteri si ndodhi

Lifestyle dhjetor 08, 2019 - 08:30
Detaje

Zhdukja e një turisteje të re britanike, më 1 dhjetor të vitit të shkuar tërhoqi vëmendjen e opinionit publik në mbarë botën.

Teksa ngjarja nisi të merrte pasqyrim mediatik nga çdo cep i planetit, më 9 dhjetor u zbulua trupi i të së ndjerës.

Grace Millane ishte 22 vjeçe kur u zhduk në Zelandën e Re.

Tashmë në gjyq është mësuar e vërteta.

Sipas BBC-së, turistja britanike vdiq gjatë një aktiviteti seksual konsensual.

Një 27-vjeçar i arrestuar për ngjarjen tha se ajo vdiq gjat aktit seksual.

Çifti ishte njohur përmes një aplikacioni online. Britanikja, e cila priste të festonte ditëlindjen, ishte e fiksuar pas metodave sadomazohiste të seksit.

Pasi konsumuan alkool për orë të tëra, çifti shkoi në dhomën e hotelit.

Avokati i të akuzuarit tha se seanca seksuale shkoi gabim. Sipas tij, kjo nuk është vrasje edhe pse klienti i tij e mori trupin në valixhe dhe e groposi në një zonë malore.

Ai shtoi se rastet kur një person vdes nga gjatë aktit seksual janë të rralla, sidomos kur të angazhuarit nuk kanë shumë eksperiencë.

Gjykata dëgjoi se si vajza kishte marrë disa leksione për vdekjen gjatë aktit seksual dhe i kishte kërkuar atij t’i fuste duart në fyt.

Mendohet se alkooli ka kontribuar në këtë rast.