A ju mbron Aspirina nga sëmundjet e zemrës?

A ju mbron Aspirina nga sëmundjet e zemrës?

Lifestyle June 05, 2020 - 10:11

Sipas një përmbledhjeje të 67 studimeve të kaluara, njerëzit duhet të ndalojnë së përdoruri Aspirinën si metodë parandaluese të sëmundjeve kardiovaskulare.

Aspirina është ende një nga medikamentet më të përdorura në botë, e cila merret edhe pa rekomandime, si metodë e parandalimit të sëmundjeve të zemrës. 

Mirëpo nuk ka evidenca që përdorimi i përditshëm i aspirinës ndikon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe në përmirësimin e këtyre problemeve.

Hulumtimi i fokusuar në rreziqet dhe benefitet e përdorimit të një doze të vogël të këtij ilaçi ka gjetur se nëse ky ilaç përdoret nga persona që nuk kanë pasur ndonjë sulm në zemër ose ndonjë problem tjetër kardiovaskular që mund të shkaktojë gjakderdhje në tru dhe në stomak.