Vaji që duhet ta keni patjetër në rutinën e kujdesit për flokët tuaj

Vaji që duhet ta keni patjetër në rutinën e kujdesit për flokët tuaj

Lifestyle July 02, 2020 - 13:00

Ari i lëngshëm quajnë përndryshe vajin e arganit i cili ka një sërë përfitimesh për shëndetin dhe bukurinë e flokëve dhe lëkurës tuaj.

Çfarë është vaji i arganit?

Vaji i arganit është një produkt i pemës argane marokene. Ekstraktohet nga kernelet e pemës së arganit për t’u përdorur si një hidratues, kondicioner dhe zbutës për lëkurën dhe flokët. Shpesh i quajtur “ari i lëngshëm” për cilësitë e tij të mahnitshme, ai përmban sasi të mëdha të ushqyesve të dobishëm, përfshirë vitaminën E dhe acidet yndyrore, të cilat kanë shumë efekte pozitive kur aplikohen si duhet. Rezultatet e provuara janë arsyeja pse njerëzit përdorin vaj argan për flokët dhe të gjitha pjesët e trupit.

Pse të përdorni vajin e arganit për flokë?

Argani shpesh përdoret si një trajtim i flokëve. Është jashtëzakonisht e dobishme për flokët dhe skalpin e kokës, dhe zakonisht përdoret si kondicioner.

Vitamina E është jashtëzakonisht e dobishme për flokët, dhe gjendet në vajin e arganit në sasi të larta. Vitamina E promovon rritjen e shëndetshme të flokëve pasi përmban antioksidantë, të cilat ndihmojnë në forcimin e qelizave dhe inkurajimin e tyre për të prodhuar flokë të shëndetshëm – madje është përdorur për rigjenerimin e flokëve.

Vaji i arganit ka një sërë përfitimesh kur përdoret në flokë. Mund të veprojë si një hidratues i kokës për të luftuar zbokthin dhe kokën e thatë. Mund të promovojë gjithashtu rritjen e flokëve të shëndetshëm dhe të fortë në krahasim me flokët e hollë dhe të brishtë. Ai madje mund të zhbëjë disa nga dëmtimet e bëra përmes trajtimeve kimike dhe ngjyrave, dhe mund të përdoret për të trajtuar majet e cara të flokëve.

Përfitime të menjëhershme gjithashtu mund të shihen te njerëzit që përdorin vaj argan në flokët e tyre. Është një agjent i shkëlqyeshëm për zbutjen e flokëve dhe promovimin e shkëlqimit, si dhe flokë më të butë dhe më të menaxhueshëm.

Vaji i arganit është jo irritues dhe në të vërtetë mbron shumë nga dëmtimet e bëra nga kimikatet artificiale dhe trajtimet në flokë. Shpesh përdoret në formën e tij të pastër për flokë të shëndetshëm, të butë dhe me shkëlqim./Prive.al