Pse duhet ta konsumoni orizin ngjyrë kafe?

Pse duhet ta konsumoni orizin ngjyrë kafe?

Lifestyle July 17, 2020 - 12:27

Në ditët e sotme, njerëzit janë duke kërkuar mënyra të ndryshme për të qëndruar të shëndetshëm dhe të mbajnë imunitetin e tyre të fortë.

Eksperët sugjerojnë të përfshini në dietën tuaj ushqimore orizin kafe.

Orizi kaf ndryshe nga orizi i bardhë njihet për vlerat e tij më të shëndetshme ushqimore.

Flavonoidet e pranishme në orizin kaf mund të luftojnë radikalet e lira dhe t’i japin trupit energji. Ai gjithashtu mund të forcojë shëndetin e qelizave dhe të luftojë inflamacionin dhe alergjitë e ndryshme.

Orizi është i pasur me fibra dhe ndikon në proçesin e tretjes dhe në forcimin e metabolizmit.

Ndihmon për të ulur kolesterolin dhe mund të ndihmojë në parandalimin e formimit të mpiksjeve të gjakut.