Luksi dhe eleganca e dekorimeve të Vitit të Ri në ngjyrë të zezë dhe të artë

Luksi dhe eleganca e dekorimeve të Vitit të Ri në ngjyrë të zezë dhe të artë

Lifestyle December 31, 2022 - 12:15

E bukur, elegante, e rafinuar, luksoze dhe e paharrueshme në dy ngjyra: e zezë dhe e artë!

Festa e Vitit të Ri është një kohë për të mbledhur familjen dhe miqtë dhe për të shijuar një tavolinë ushqimesh festive.

Ky është një moment ideal që të lironi imagjinatën në shtëpinë tuaj dhe ta rregulloni në atë mënyrë që të shkëlqejë.

Nëse dëshironi të arrini një efekt elegant, atëherë është e domosdoshme që numri i ngjyrave të cilat do t’i përdorni për dekorim t’i reduktoni në minimum, vetëm dy ose tri ngjyra, të cilat do t’i shfrytëzoni vazhdimisht në gjithë hapësirën – me rastin e dekorimit të pemës së Vitit të Ri, rregullimit të banesës, dekorimit të tavolinës, transmeton telegrafi.

Kombinimi i ngjyrave që do të sjellin bujari dhe luks në atmosferën festive është padyshim kombinimi i ngjyrës së zezë dhe të artë. Mundësitë e montimit janë të pakufizuara dhe varen vetëm nga krijimtaria juaj, dhe ne ju përcjellim disa nga idetë më interesante

Aranzhimet e zeza dhe të arta për tavolinën, përveçse janë jashtëzakonisht efektive, janë të thjeshta dhe praktike. Kontrasti i këtyre dy ngjyrave përshtatet në mënyrë të përkryer me të bardhën qetësuese, si dhe me xhamin dhe kristalin. Një detaj i domosdoshëm i Vitit të Ri, degëzat me gjelbërim të përhershëm, do të fisnikërojnë të gjithë ambientin dhe do t’i japin ngrohtësi shtesë.

Drita e qirinjve dhe shandanët luksozë janë të domosdoshëm në dekorimin e festave. Me një takëme të artë dhe gota elegante vere, ndjesia e luksit është e garantuar.

Figura të shumta, kone të arta, fenerë, skulptura, shandan – ka shumë elementë dhe detaje që mund t’i inkorporoni ose përshtatni me dekorimin tuaj, duke e bërë atë unik, interesant dhe frymëzues për mysafirët. Me siguri, do të jetë një mjedis dhe sfond i mrekullueshëm për fotografinë.

Elementet e zeza dhe të arta do të përzihen po aq mirë në ambiente moderne dhe të rëndomta, duke prezantuar, në mënyrën e tyre, një atmosferë festive. Trajtojeni veten, me një dekorim unik, me kënaqësi luksoze dhe një hyrje magjepsëse në Vitin e Ri.