
Gabimi që shumica bëjnë, ky është i vetmi pozicion i duhur për letrën higjienike
70% e njerëzve e vendosin gabim letrën higjienike
Vetëm një pozicion i vendosjes së letrës higjienike konsiderohet i saktë dhe higjienik, sepse kërkon përdorimin e vetëm njërës dorë.
Shumica e njerëzve formojnë zakone ose preferenca personale pa vetëdije, por një analizë shkencore e fundit sjell një përfundim befasues.
Vetëm një pozicion është higjienik
Në pozicionin “nga sipër”, fleta tjetër e letrës qëndron e kthyer drejt përdoruesit, ndërsa në variantin “nga poshtë”, letra mbështetet për muri. Edhe pse patenta origjinale e vitit 1891 e shpikësit të letrës higjienike me prerje, Seth Wheeler, e përkrah variantin “nga sipër”, analiza e re shkencore favorizon të kundërtën.
Më pak përdorim të duarve, më pak rrezik për shëndetin
Dr. Primrose Friston, profesoreshë e mikrobiologjisë klinike në Universitetin e Leicesterit, argumenton se pozicioni “nga poshtë” është më i sigurt dhe më higjienik. Arsyeja është e thjeshtë: lejon përdorimin e vetëm një dore, duke ulur ndjeshëm rrezikun e përhapjes së baktereve nga duart në letër, e cila më pas vjen në kontakt me zonat më të ndjeshme të trupit.
“Në pozicionin ‘nga sipër’, duhet ta mbani rrotullën me një dorë dhe ta këpusni letrën me tjetrën. Kjo rrit numrin e kontakteve me shtresën e jashtme të letrës dhe, rrjedhimisht, rrezikun e kontaminimit”, shpjegon Friston për Daily Mail, përcjell Telegrafi.
Përkundrazi, me pozicionin “nga poshtë”, fleta tjetër mund të shtypet lehtësisht pas murit dhe të këputet pa pasur nevojë për dorën tjetër. Sa më pak prekje, aq më pak mundësi për përhapje bakteriale, veçanërisht te gratë, ku kontakti i paqëllimshëm i baktereve me organet gjenitale mund të çojë në infeksione.
Rreziqet në tualetet publike
Kjo këshillë është veçanërisht e rëndësishme në tualetet publike, ku dorezat, kapakët e WC-ve dhe bravat e dyerve janë shpesh burime të kontaminimit fekal.
“Në një tualet publik, çdo prekje e panevojshme është një rrezik i mundshëm”, paralajmëron Friston dhe shton se në këto ambiente duhet shmangur konsumimi i ushqimit, pijes dhe përdorimi i telefonit.
Ajo gjithashtu paralajmëron për një tjetër rrezik, përdorimi i të dy duarve gjatë pastrimit mund të shpërndajë bakteret nga njëra dorë në tjetrën. Nëse njëra dorë ka ardhur tashmë në kontakt me letër të kontaminuar, çdo prekje e mëvonshme, qoftë me rrotullën, letër tjetër apo dorën tjetër – rrit rrezikun e përhapjes së mikrobeve.
Çfarë tregojnë sondazhet dhe historia?
Interesant është fakti se, sipas disa anketave, rreth 70% e njerëzve preferojnë pozicionin “nga sipër”, ndërsa 30% qëndrojnë besnikë pozicionit “nga poshtë”. Disa pretendojnë se vendosja “nga poshtë” ka përparësi praktike, për shembull, parandalon fëmijët e vegjël ose kafshët shtëpiake që të luajnë me rrotullën dhe ta tërheqin të gjithën.
Ndërkohë, përkrahësit e stilit “nga sipër” thonë se u ndihmon të kontrollojnë më mirë sasinë e letrës që përdorin.
Edhe pse bota moderne endet mes stilit dhe funksionalitetit, letra e parë higjienike e patentuar në vitin 1891 e paraqiste rrotullën në pozicionin “nga sipër”. Shpikësi i saj, biznesmeni nga Nju-Jorku, Seth Wheeler, është meritor për standardizimin dhe përdorimin praktik të letrës në formën që njohim sot.