Eurokoha ju fton në aventurën e pushimeve verore

Eurokoha ju fton në aventurën e pushimeve verore

Lifestyle June 30, 2025 - 17:05

Eurokoha ju fton në një aventurë verore të paharrueshme drejt brigjeve të mrekullueshme të Antalyas.

Nisja bëhet lehtësisht nga Prishtina, ndërsa destinacioni është një nga më të kërkuarit në të gjithë Mesdheun – Side, qyteti bregdetar i mbushur me histori, natyrë mahnitëse dhe plazhe që të lënë pa frymë.

Gjashtë net dhe shtatë ditë larg rutinës, në zemër të një parajse mesdhetare ku çdo mëngjes zgjohet me diell dhe çdo mbrëmje mbyllet me tinguj deti dhe relaks të plotë.

Tre opsione magjepsëse për pushimet tuaja të paharrueshme:

Sural Hotel – për ata që duan qetësi, komoditet dhe relaks në çdo hap.

Sural Resort – një përvojë moderne për familje dhe çifte, me aktivitete të larmishme dhe ambiente elegante.

Sural Saray – një vend ku luksi takohet me natyrën, ideal për ata që kërkojnë pushime me standard të lartë.

Të gjitha hotelet ofrojnë shërbim Ultra All Inclusive, që do të thotë: ushqim i bollshëm dhe i larmishëm gjatë gjithë ditës, pije freskuese dhe alkoolike, aktivitete argëtuese për të rritur dhe fëmijë, si dhe qasje në pishina, plazhe private dhe qendra spa.

Çfarë përfshihet në paketë?

Biletë kthyese me aeroplan nga Prishtina në Antalya;

Akomodim në një nga hotelet e përzgjedhura me pansion të plotë (Ultra All Inclusive);

Transfer nga dhe drejt aeroportit në Turqi;

Të gjitha taksat dhe shpenzimet e udhëtimit;

Asistencë dhe kujdes nga ekipi profesional i Eurokohës gjatë gjithë qëndrimit;

Përfitoni tani nga ofertat speciale për rezervimet e hershme!

Vendet janë të kufizuara, ndërsa çmimet më të favorshme janë të vlefshme vetëm për ata që rezervojnë më parë.

Çka ofron Sural Hotel, Resort & Saray?

Hoteli Sural ju ofron një përvojë pushimi të paharrueshme në Side, me shërbime private vetëm për ju, në një kopsht panoramik mahnitës ku ndiheni të lirë në natyrë, të shoqëruar nga një plazh me rërë të artë dhe të hollë karakteristike për Mesdheun Perëndimor.

Hoteli ndodhet në perëndim të Siden Antike, buzë detit, 55 km nga Aeroporti i Antalisë dhe 2 km nga qyteti Çolakli.

Mëngjesi, dreka dhe darka shërbehen në formë bufeti të hapur në restorantin tonë kryesor, ku ofrohen një përzgjedhje të gjerë të kuzhinës turke dhe asaj ndërkombëtare, me një gamë të pasur shijesh.

Mos e shtyni pushimin që e meritoni – planifikoni sot dhe udhëtoni pa stres, me garancinë dhe cilësinë që ofron Eurokoha, lider në udhëtime turistike dhe përvoja unike.

Rezervoni TANI dhe përfitoni nga çmimet speciale.

Eurokoha, pushime të kualitetit të lartë!