Ushqimet që duhet t’i shmangni në vapë ekstreme, ngarkojnë zemrën dhe enët e gjakut

Ushqimet që duhet t’i shmangni në vapë ekstreme, ngarkojnë zemrën dhe enët e gjakut

Lifestyle July 14, 2025 - 08:20

Gjatë verës, zgjidhni ushqime të lehta për t’u tretur, me pak kalori dhe të freskëta

Shmangni sasitë e tepërta të kripës, sheqerit, yndyrës dhe alkoolit, sepse të gjitha këto e ngarkojnë shtesë zemrën, rrisin tensionin e gjakut dhe mund të shtojnë rrezikun për incidente kardiovaskulare, sidomos te pacientët kronikë dhe personat e moshuar.

Gjatë muajve të verës, temperaturat e larta mund ta ngarkojnë shtesë zemrën dhe enët e gjakut, veçanërisht te personat që tashmë vuajnë nga tensioni i lartë apo probleme të sistemit kardiovaskular. Pikërisht për këtë arsye është me rëndësi t’i kushtohet vëmendje ushqimit.

Disa produkte mund të kontribuojnë në mbajtjen e lëngjeve në organizëm, rritjen e tensionit dhe madje edhe në shtimin e rrezikut për infarkt. Ja cilat ushqime duhet t’i shmangni ose t’i konsumoni në sasi shumë të vogla gjatë verës:

Ushqimet shumë të kripura

Kripa (natriumi) mban lëngje në trup dhe rrit tensionin e gjakut. Gjatë verës kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme, sepse trupi tashmë humb elektrolite përmes djersës, ndërsa ngarkesa shtesë për zemrën mund të shkaktojë probleme, transmeton Telegrafi.

Shmangni:

Prodhimet e mishit të tharë (suxhuk, proshutë)

Djathërat e kripur (feta, kaçkavall, trappist)

Supat industriale dhe ushqimet e gatshme instant

Çipsat dhe ushqime të ngjashme për grimcim

Ushqimet e yndyrshme dhe të fërguara

Ushqime të yndyrshme dhe të skuqura

Ushqimet e pasura me yndyra të ngopura rrisin nivelin e kolesterolit të keq (LDL) dhe kontribuojnë në bllokimin e enëve të gjakut, që në kombinim me vapën mund të shkaktojë probleme serioze të zemrës.

Shmangni:

Patate të skuqura, pulë të fërguar, petulla të skuqura

Ushqim të shpejtë (hamburgerë, byrekë, pica me djathë të yndyrshëm)

Ushqime të përgatitura në vaj të thellë

Sheqernat e rafinuara dhe ëmbëlsirat

Sheqernat e rafinuar dhe ëmbëlsirat.

Gjatë verës, organizmit i duhen ushqime të lehta dhe freskuese, ndërsa ëmbëlsirat e ngarkojnë pankreasin dhe mund të shkaktojnë luhatje të menjëhershme të sheqerit dhe tensionit.

Shmangni:

Ëmbëlsira me krem, torta, petulla të mbushura

Pije të gazuara dhe energjike

Akullore me shumë sheqer dhe aditivë artificialë

Mishi i kuq në sasi të mëdha

Mishi i kuq në sasi të mëdha.

Mishi i kuq tretet ngadalë dhe është i pasur me yndyra të ngopura. Në verë, kur organizmit i vështirësohet rregullimi i temperaturës, ky ushqim mund ta lodhë edhe më shumë trupin.

Kufizoni konsumimin e:

Mishit të derrit, qengjit, viçit (veçanërisht pjesët e yndyrshme apo të skuqura)

Alkoolit.

Shumë njerëz zgjedhin alkoolin si freskim gjatë mbrëmjeve të verës, por ai në fakt dehidraton organizmin, zgjeron enët e gjakut dhe mund të shkaktojë ndryshime të presionit të gjakut.

Kini kujdes me: birra, verë, kokteje – veçanërisht në diell ose pa marrjen e mjaftueshme të ujit

Në vend të tyre, zgjidhni:

Frutat sezonale (shalqiri, pjepri, pjeshka)

Perimet (kastraveci, domatja, speci)

Drithërat integrale dhe të ziera

Frutat e thata (në sasi të moderuar)

Ujë i mjaftueshëm dhe lëngje natyrale pa sheqer të shtuar. /Telegrafi