
Si të veproni kur fëmija nuk e mban dot vëmendjen te një lojë?
Situata kur fëmija injoron lodrat ose nuk qëndron i përqendruar te një lodër as edhe për disa sekonda, është e njohur për shumë prindër. Ju përpiqeni t’i tregoni të voglit si të vendosë unazat në një piramidë, si të ndërtojë me kubëza, por ai thjesht e sheh pak dhe largohet.
Në vend që të dëshpëroheni, është e rëndësishme të kuptoni se ky sjellje nuk është shenjë indiference apo përtacie, por një sinjal që duhet ndryshuar qasja. Zgjidhja mund të jetë zhvillimi i një aftësie që quhet “aktivitet komunikativ”, shpjegon pediatrja Marissa Penny.
Aktiviteti komunikativ është aftësia e fëmijës për të qenë njëkohësisht i përqendruar te një objekt dhe te personi i rritur. Foshnja nuk sheh vetëm lodrën, por ndjek edhe se ku po shikoni ju, kthen kokën bashkë me ju, “ndaj” vëmendjen. Kjo është një aftësi themelore për zhvillimin e gjuhës, marrëdhënieve shoqërore dhe mësimit.
Nëse fëmija juaj nuk tregon interes për mënyrën se si luani, problemi nuk është lodra, por mungesa e kësaj aftësie. Dhe duhet të filloni jo me zhvillimin e motorikës fine, por me kontaktin emocional, transmeton Telegrafi.Si ta ndihmoni fëmijën të zhvillojë përqendrimin?
Shmangni fokusin vetëm te lodra – riktheni atë te vetja
Shpesh fiksohemi pas vetë lojës: “Pse nuk po ndërton piramidën?”, “Pse nuk po rrotullon topin?”. Në vend të kësaj, përqendrohuni te përfshirja emocionale. Nuk është lodra ajo që duhet të jetë interesante, por ju, si partner në lojë.
Për shembull, merrni një unazë nga piramida, vendoseni mbi kokë dhe bëni një “teshtimë!” të zhurmshme, lëreni unazën të bjerë. Nëse fëmija qesh, ky është hapi i parë drejt kontaktit me sy. Tani mund t’i ofroni: “Do të ma japësh unazën?”Përdorni lodrat si mjete komunikimi
Nëse ngrini një top, mos prisni që fëmija menjëherë ta rrotullojë mbrapsht. Përpiquni ta bëni lojën më tërheqëse: hidhni topin, bëni një fytyrë qesharake, lëreni të rrëshqasë “aksidentalisht”. Kjo do ta tërheqë fëmijën më shumë se loja e zakonshme.
Përsëritni të njëjtin skenar disa herë
E rëndësishme për fëmijët e vegjël është parashikueshmëria. Nëse kuptojnë që pas “teshtitjes!” unaza bie gjithmonë, kjo krijon pritshmëri dhe kështu zhvillohet përqendrimi.
Krijoni kontakt me sy dhe mimikë
Përpara se të tregoni diçka, sigurohuni që fëmija ju sheh. Flisni, buzëqeshni, shqiptoni qartë fjalët dhe komentoni çfarë bëni.
Pse është kjo kaq e rëndësishme?
Zhvillimi i përqendrimit ndikon drejtpërdrejt në:
ë Gjuhën – fëmija fillon të imitojë tingujt, fjalët dhe intonacionin
ë Aftësitë shoqërore – mëson të reagojë ndaj veprimeve të të tjerëve
ë Kuptimin e udhëzimeve – kjo bëhet themeli i të nxënit më vonë
Fëmijët me përqendrim të zhvilluar lidhen më lehtë, përfshihen më shumë në lojë dhe përthithin më mirë informacionin e ri.
Mos u alarmoni!
Nëse fëmija juaj nuk përqendrohet te lodrat, mos u shqetësoni – nuk është as “përtaci” as “mungesë interesi”, por një sinjal që duhet të ngadalësoni ritmin dhe të fokusoheni te përfshirja emocionale.
Duke ushtruar vëmendjen përmes lojës, të qeshurës dhe afërsisë, ju vendosni themelet për të gjithë zhvillimin në të ardhmen: gjuhën, të menduarit, të nxënit dhe marrëdhëniet shoqërore.